Transmetuar më 26-10-2020, 19:25

Shuhet në moshë të re ish-futbollisti i Manchester City, Jeremy Wisten.

Futbollisti ishte pjesë e akademisë së “Qytetarëve”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 18-vjeçarit.

Për vdekjen e të riut ka reaguar në një komunikatë zyrtare edhe klubi i njohur ku shkruan:

“Familja Manchester City e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij.

Bashkëndiejmë me ju në këtë kohë të vështirë për ju”.