Transmetuar më 26-10-2020, 09:23

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina mori propozimin romantik për martesë nga Fisnik Syla.

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fjolla i tha “PO” partnerit të saj.

Tashmë, dyshja po bashkëjeton dhe ditën e djeshme familjes së tyre i është shtuar një pjesëtar i ri, që është një qenushe e bardhë, Bella.

Fjolla dhe partneri i saj e kanë mirëpritur të lumtur pjesëtarin e ri të familjes, pasi ajo publikoi në Instastory nje video të Bella-s, krahas së cilës shkruante: “Jena shtu”.

Pak ditë më parë, bashkëshortja e Fisnik Sylës u shpreh publikisht se Fjolla i kishte shkatërruar familjen.

/NOA.al