Transmetuar më 25-10-2020, 23:58

Konkurrenti i “Përputhen”, Graciano, bëri bujë me deklaratën e tij disa javë më parë se ishte biseksual.

Në takimin që pati me Tean, ai rrëfeu se në moshën 18 vjeçare, i gjendur i vetëm në Evropë dhe në vështirësi financiare, ishte paguar për të qenë i treti në marrëdhënie intime me çifte të martuar.

Tea e pyeti nëse do të donte të kishte prapë marrëdhënie me meshkuj, por Graciano deklaroi se jo. Megjithatë, ai u shpreh se nëse do gjendej në një situatë të vështirë, do ta bënte sërish.

Gjithashtu, Graciano deklaroi se pas deklaratës së tij se është biseksual, ka marrë shumë mesazhe nga meshkuj që i kërkon marrëdhënie intime. “Realisht po të ndodhem në një situatë të vështirë, kur të iki në Evropë do të shkoj. Pas deklaratës time më kanë shkruar shumë persona për këtë gjëra dhe jam habitur kam thënë sa paska dhe Shqipëria”, tha Graciano.