Transmetuar më 25-10-2020, 16:11

Rritje shqetësuese 24 orët e fundit e numrit të personave që janë futur në intubim. Ndërsa mesatarja ditore ishte deri 4 të intubuar dhe maksimalja deri dje ishte gjashtë, sot konfirmohen nëntë persona të intubuar.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndonëse ka dhjetë ditë që në Shqipëri po aplikohet edhe maska e detyrueshme që jashtë shtëpisë, efektet e saj duken inekzistente, pasi shifrat e të infektuarve me Covid-19 mbeten ende përditshmërisht të larta.

Në 24 orët e fundit rezultojnë edhe 299 shqiptarë të infektuar me koronavirus. Ata u zbuluan nga testimi me 1315 tamponë gjatë 24 orëve të së shtunës 00 deri 24, raporton noa.al.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë. Ata janë një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi

Dy ditët e kaluara ishin po ashtu çdo ditë katër të vdekur.

Raporti i plotë në vijim

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1315 testime, 106 të shëruar, 299 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020) Raste të reja ditore 299 Të shëruar ne 24 orë 106 Të shtruar në spitale 271 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 1315

Testime totale 117025 Raste pozitive 19157 Raste të shëruara 10654 Raste Aktive 8026 Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4113 Durrës 757 Fier 510 Shkodër 497 Korçë 488 Lezhë 383 Elbasan 348 Vlorë 319 Berat 229 Kukës 183 Gjirokastër 102 Dibër 97