Transmetuar më 25-10-2020, 14:58

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me lajmin e ndarjes nga jeta të 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekirri.

I ndieri kishte denoncuar në media se në spitale nuk i kishin ofruar shërbim mjekësor.

Por, në reagimin e QSUT-së thuhet e kundërta.

“Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç.,  Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

QSUNT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarër që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave”, thuhet në reagim.