Transmetuar më 25-10-2020, 16:17

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme perëndimore të cilat sollën reshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Këtë të diel të sotme, moti ishte me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në zonën Veriperëndimore.

Era ka fryrë me drejtim Veri-Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi ishte i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat u karakterizuan me rritje në mesditë.

E Hënë dt 26 Tetor 2020

Fillimi i javës dt 26 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 6/19°C

Zonat e ulëta 8/22°C

Zonat bregdetare 12/22°C

Pesë ditët në vazhdim

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.