Në të gjithë botën aktualisht numërohen pak më shumë se 10 milionë njerëz aktivë pas infektimit me koronavirus.
Aktualisht ka shkuar në 43 milionë numri I njerëzve të evidentuar me Covid-19, në mbarë botën.
Ata janë zbuluar nga kryerja e më shumë se 800 milionë tamponëve. Kështu rezulton se është testuar një e dhjeta e popullsisë 8 miliardëshe në mbarë botën.
Kampion është Kina me 160 milionë teste të kryera në 1.4 miliardë popullsi.
Sot në të gjithë botën janë 10 milionë njerëz ende të infektuar. Numri i tyre ulet çdo ditë, por njëkohësisht rritet nga numrat e rinj të infektimeve.
Vetëm dje ishin më shumë se 450 mijë njerëz pozitivë në të gjithë botën.
Numrin më të madh të të infektuarve sikurse shihni tabelën e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.