Transmetuar më 24-10-2020, 15:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë shënuar dy viktima dhe 166 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ky rezultat vjen pas testimit të 1.056 mostrave.

Brenda 24 orëve kanë rezultuar të shëruar 55 pacientë, njoftoi IKSHPK.

Ditët e fundit ka një shtim të ndjeshëm të vatrave të infeksionit dhe numrit të të prekurve. Në gjysmën e parë të tetorit kishte mesatarisht 40 deri 50 raste ditore.

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste ndërkaq i vdekjeve 661.

Derisa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.034 raste, ndërkaq raste aktive 2.062.