Transmetuar më 23-10-2020, 17:04
Foto ilustruese

Një 15-vjeçare me probleme të shëndeti mendor dyshohet se është përdhunuar nga tre të rinj në Gjilan të Kosovës.

Mediat atje shkruajnë se ngjarja konformohet nga organet ligjzbatuese.

Pas ngjarjes të rëndë, ata janë arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për A.SH, lindur në vitin 2001, Q.P. (2001) dhe E.C. (2003).

Në akuzën ndaj tyre thuhet se ata e kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Të dyshuarit për këtë rast janë nga Mitrovica, Vushtrria dhe Drenasi. /k.k/noa.al/