Transmetuar më 22-10-2020, 21:58

Ditën e djeshme Papa Francesku ka deklaruar se edhe homoseksualët janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë të kenë një familje. Ata nuk duhet të dëbohen dhe të ndihen keq për atë që janë, madje ai është shprehur se është pro për krijimin e një ligj për partneritetin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht.

Për të disktuar rreth kësaj deklarate në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”,Akil Pano dhe ish-atletistja Klodiana Shala, ndërsa në një lidhje me Skype do jetë sipërmarrësi Elton Ilirjani dhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave LGBTI.

Biznesmeni Elton Ilirjani ka dashur të bëjë bisedën me pastorin sa më shumë komike duke e komplimentuar atë dhe i thotë se shokët e tij amerikanë e kanë shumë qejf dhe e vlerësojnë shumë.

Elton Ilirjano: Unë e kam shumë qejf pastorin, madje shumë miq të mi këtu në New York thonë sa pastor i bukur, e vlerësojnë shumë amerikanët se është i mirë. Madje edhe disa shoqe të mia shqiptare të kanë shumë qejf pastor. Ne jemi krijesa shumë të bukura të Zotit.