Transmetuar më 22-10-2020, 14:28

Lajme të këqia për Kristiano Ronaldon.

Ylli i Juventusit ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus, edhe në tamponin e dytë.

Lajmin e bën të ditur gazeta “The Sun”.  Për momentin CR7 është në izolim në rezidencën e tij në Torino, ku vazhdon të punojë.

Ajo që është e sigurt është që kampioni portugez do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Messit të planifikuar për të mërkurën e ardhshme. /k.k/noa.al/