Transmetuar më 22-10-2020, 13:41

Rudina Magjistari ka hapur një sondazh me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo u kërkon atyre mendim nëse besojnë se Trump do  të humbë zgjedhjet siç parashkoi në studion e saj Meri Shehu.

Ajo tha se astrologia Meri Shehu dje në emisionin e saj parashikoi që, pavaresisht se personalisht ka simpati per Donald Trump, sipas mesazhit të yjeve, zgjedhjet Presidenciale në SHBA i fiton Joe Biden.

“Po ju si mendoni? Sa nga ju na ndjekin nga SHBA këtu? Cili i fiton zgjedhjet sivjet ne SHBA?”, ishte pyetje e drejtuar nga Rudina Magjistari.

Kujtojmë se në SHBA thuajse të gjitha sondazhet nxorën fituese në zgjedhjet e kaluara rivalen e Trump, Hillary Clinton, por pas zgjedhjeve doli që votuesit kishin një mendim tjetër.

/NOA.al