Transmetuar më 22-10-2020, 09:37
Ashtu si pjesa tjetër e Europës, kjo javë ka qenë kritike për Greqinë. Vendi fqinj po përballet me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. Greqia regjistroi dje numër rekord rastesh. Të paktën 865 të infektuar u konfirmuan në 24 orë, ndërsa deri më tani mesatarja ditore ishte rreth 500 raste. Kjo rritje e rasteve ka bërë që qeveria e vendit të mblidhet e të diskutojë me anëtarë të Komitetit të Sëmundjeve Infektive për të vendosur masat e radhës anti-Covid. Sot kryeministri Mitsotakis pritet të zhvillojë në mesditë një tele-konference me 13 guvernatorët e rajoneve në Greqi për masat e reja kundër Covid-19. Niveli i tretë apo portokalli i rrezikut nënkupton mbajtjen e maskave në të gjitha vendet e mbyllura. Në grumbullime, numri limitohet deri në 9, me maskat vënë dhe duke ruajtur distancën 1.5 metra etj. Për shkak të pandemisë COVID-19, ekzistojnë kufizime për hyrjen në Greqi dhe në vende të tjera të BE nga një numër i madh vendesh. Për më tepër, personat që vijnë nga shumë vende janë të detyruar të vetë-izolohen për një periudhë prej 14 ditësh. Masat e lëvizjes së qytetarëve pritet të ashpërsohen më shumë, pas rritjes së rasteve në Europë. /NOA.al

Ashtu si pjesa tjetër e Europës, kjo javë ka qenë kritike për Greqinë.

Vendi fqinj po përballet me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Greqia regjistroi dje numër rekord rastesh. Të paktën 865 të infektuar u konfirmuan në 24 orë, ndërsa deri më tani mesatarja ditore ishte rreth 500 raste.

Kjo rritje e rasteve ka bërë që qeveria e vendit të mblidhet e të diskutojë me anëtarë të Komitetit të Sëmundjeve Infektive për të vendosur masat e radhës anti-Covid.

Sot kryeministri Mitsotakis pritet të zhvillojë në mesditë një tele-konference me 13 guvernatorët e rajoneve në Greqi për masat e reja kundër Covid-19.

Niveli i tretë apo portokalli i rrezikut nënkupton mbajtjen e maskave në të gjitha vendet e mbyllura.

Në grumbullime, numri limitohet deri në 9, me maskat vënë dhe duke ruajtur distancën 1.5 metra etj.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ekzistojnë kufizime për hyrjen në Greqi dhe në vende të tjera të BE nga një numër i madh vendesh. Për më tepër, personat që vijnë nga shumë vende janë të detyruar të vetë-izolohen për një periudhë prej 14 ditësh. Masat e lëvizjes së qytetarëve pritet të ashpërsohen më shumë, pas rritjes së rasteve në Europë.

/NOA.al