Transmetuar më 22-10-2020, 07:31

Duhanpirësit janë këshilluar të kalojnë në produktet më pak të dëmshme të Duhanit me Rrezik të Modifikuar në mënyrë që të jetojnë më shëndetshëm, sugjeron zv/presidentja e Komunikimeve Strategjike dhe Shkencore në Philip Morris International (PMI), Moira Gilchrist.

Gjatë mbledhjes virtuale të Forumit Global të Duhanit dhe Nikotinës, cigaret me djegie u cilësuan si një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes që sjellin rreziqe të tjera shëndetësore për duhanpirësit aktivë dhe pasivë në 30 vitet e fundit.

Sidoqoftë, Gilchrist shpjegoi se risitë e tilla, si sistemi i duhanit me ngrohje IQOS me ekspozim të reduktuar kanë riformatuar ekosistemin e duhanit.

Ajo tha se produktet me rrezik të modifikuar, për herë të parë, mori aprovimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA), duke shtuar se është një precedent me të vërtetë i rëndësishëm për të demonstruar te të gjithë se jo të gjitha produktet e duhanit janë të njëjta në vitin 2020.

Gilchrist, i cila tha se PMI e ka njohur shkencërisht këtë fakt për shumë vite teksa po krijonte provat për IQOS, shprehu kënaqësinë që FDA kaloi nëpër procesin rigoroz të rishikimit të të gjitha fakteve shkencore të PMI dhe mori vendimin.

Zv/presidentja e PMI këshilloi vendet në të gjithë botën të shikojnë hapat dhe veprimet e ndërmarra nga FDA për të rishikuar politikën e tyre të kontrollit të duhanit në mënyrë që të sjellin produkte më të mira si dhe të sigurojnë zgjedhje më pak të dëmshme për duhanpirësit.

Ajo nxiti rregullatorët dhe hartuesit e strategjive për alternativa të reja inovative ndaj cigareve, që të mendojnë për politikat në vendet e tyre përkatëse në mënyrë që të përcaktojë nëse ato dallojnë qartë midis formës më të dëmshme të konsumit të nikotinës, e cila është përmes cigareve tradicionale, që padyshim duhet t’i nënshtrohen rregullave të rrepta ose alternativave më të mira që mbështetura nga shkenca për të zvogëluar ekspozimin e njerëzve ndaj kimikateve të dëmshme.

Ajo tha se zgjedhjet duhet të bëhen të qarta midis praktikës së dëmshme të marrjes së nikotinës dhe cigareve alternative të bazuara në shkencë e që zvogëlon rrezikun në mënyra të tjera.

Duke theksuar se hartuesit e politikave duhet të mendojnë me kujdes se si rregullat e tyre bëjnë dallimin, Gilchrist tha se si mundet që një person që pi duhan të bëjë një zgjedhje më të mirë nëse nuk e di që produkti ekziston.

Ajo shtoi se vetëm përmes sigurimit të informacionit të vërtetë dhe qasjes në produkte beson se me të vërtetë mund të kemi një ndikim të matshëm në shëndetin publik në një hapësirë shumë të shkurtër kohore.

Gilchrist vuri në dukje se shkenca dhe sondazhet e fundit kanë dhënë prova se ulja e dëmit të duhanit mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme te lënia e duhanit përfundimisht.

Koncepti i uljes së dëmit të duhanit, sipas saj, përfshin parandalimin e përdorimit te të rinjtë, uljen e problemeve shëndetësore dhe shkallën e vdekshmërisë si rezultat i pirjes së cigareve të djegshme.

Se si duhanpirësit në të gjithë botën duhet të reagojnë ndaj produkteve të duhanit me më pak rrezik, Gilchrist këshilloi që ata të kalonin nga cigaret me djegie te zgjedhjet më të mira të mbështetura nga shkenca, siç është IQOS.

“Mendoj se ajo që duhanpirësit mund të bëjnë është të informojnë veten për produktet, zgjedhjet më të mira që ekzistojnë sot. Ata duhet të bëjnë një zgjedhje më të mirë sesa të vazhdojnë të pinë duhan nëse nuk janë të gatshëm ta lënë," tha ajo.

Gilchrist e cila përsëriti qëndrimin e PMI se këto produkte nuk janë një mënyrë për të lënë duhanin, theksoi se gjëja më e mirë për çdo duhanpirës është që të heqë dorë. Ajo megjithatë vuri në dukje faktin se shumica dërrmuese e duhanpirësve në çdo vend nuk e lënë duhanin, duke thënë se ata duhet të kenë  informacione për zgjedhjet më të mira që ekzistojnë sot, veçanërisht ato që mbështeten nga shkenca, si IQOS.

Ajo tha se kompania e saj, PMI, është e përkushtuar për një botë pa duhan, duke shtuar se qëllimi kryesor është të ndihmohen njerëzit të lënë duhanin.

"Një nga zgjidhjet më të shpejta dhe më të efektshme për të arritur qëllimin e përgjithshëm të uljes së sëmundjeve jo ngjitëse do të ishte kalimi nga produktet konvencionale të duhanit në produkte më pak të dëmshme si produktet pa tym," tha ajo.