Ka një lëng i cili nëse miksohet me tre fruta konsiderohet si lëngu i jetës dhe këshillohet shumë për tu konsumuar nga të gjithë.
Sipas dr Simran Saini, nutricioniste në Nju Delhi, Indi, kombinimi i lëngut të panxharit me karrotë dhe mollë është një ndër “kurat” më të mira sidomos për ata që kanë anemi.
Dr. Saini sugjeron gjithashtu që është më mirë të pini lëng panxhari herët në mëngjes ose një orë para mëngjesit.
“Pini një gotë 200 ml lëng panxhari çdo ditë për të korrur të gjitha përfitimet e tij, por pijeni atë të freskët përndryshe vlera ushqyese të lëngut zvogëlohen, ”shton ajo.
Kërkimet shkencore evidentojnë se 100 gramë panxhar kanë rreth 43 kalori me rreth 0.2 gramë yndyrë. Ka rreth 325 gramë kalium, 78 gramë natrium, 1.6 gramë proteina dhe karbohidratet totale janë rreth 10 gramë.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i lëngut të panxharit çdo ditë:
Rrregullon presionin e lartë të gjakut
I jep shkëlqim lëkurës
Ju detoksifikon
Rrit energjinë dhe qëndrueshmërinë
Ju ndihmon në tretje dhe lehtësimin e kapsllëkut
Ul nivelin e glukozës në gjak. /noa.al/