Transmetuar më 21-10-2020, 08:45

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së.

Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Biznesi i vogël: Po mbytemi nga TVSH dhe taksat e bashkisë, s’po çojmë lekë në shtëpihttps://noa.al/lajmi/2020/10/2196761.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 20 octobre 2020

Gani Rama, është pronar i një lokali prej më shumë se 20 vitesh. Ai tregon: "Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël.

Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë.

Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje.

Panorama e zymtë që sjell Ganiu ka pasoja familjare: "Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer.

Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lek edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit." /noa.al/