Transmetuar më 20-10-2020, 11:27

Nuk resht së politizuari situatën në rajon kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

Ai tha se do të kthemi në Kosovë, pasji ajo është toka e jonë, kurse Ushtrinë e Kosovës e quajti të përkohshme dhe shtoi se do ta shuajmë atë.

Në një dalje publike, ai tha se “ata që kanë harruar Car Llazarin (princi serb që u vra në Betejën e Kosovës) tashmë janë të mallkuar nga Zotí. Ka ardhur koha me bekimin e tij që të kthehemi përsëri në Kosovë”.

Mitropoliti Amfilohijei infektuar pak ditë më parë nga koronavirusi, duket se po vuan pasojat e rënda të simptomave, teksa deklaron më tej.

“Koha e atyre që hoqën dorë nga Llazari i Kosovës dhe angazhimi i tij për Mbretërinë e përjetshme të Qiellit po kalon dhe ne të gjithë po kthehemi përsëri në Kosovë. “Ata që hoqën dorë nga Kosova, pështynë në eshtrat e martírëve, varret e këtyre dëshmorëve këtu dhe në të gjithë Kosovën deri në Gjakovë, të cilët luftuan për Zotin në vitin 1912, për të vërtetën dhe drejtësinë e Zotit, për lirinë”, tha Amfilohije në një fjalim që nuk kishte lidhje me fenë, por me luftërat nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve në shekuj”.

“Kështu, Zoti tregon se ai kujdeset për popullin e tij dhe ky popull i kthehet vetvetes, shpirtit, traditës, dëshmorëve të tij, Perandorit Lazar, por edhe Besëlidhjes së Kosovës që buron nga Dhiata e Re”, u shpreh prifti serb.

/NOA.al