Transmetuar më 19-10-2020, 16:27

Një vajzë 19-vjeçare, nga Shqipëria, ka humbur kontaktet me familjarët në Greqi.

Mësohet se e reja u zhduk në datën 16 tetor, në zonën e Koropit, në Atikë.

Gazetari Shpëtim Zinxhrja ka dhënë detaje për këtë ngjarje, dhe apelon për ndihmë.

Postimi i tij:

Greqi / Të dashur bashkëatdhetar kërkohet ndihma juaj…!

Është zhdukur një vajzë nga zona e Koropit, Atikë.

Vajza Artemis Vassilis, 19 vjeç, më 16/10/20 u zhduk nga zona e Koropit, Atikë. Ajo ka sy kafe, gjatësi 1.62m dhe është e hollë.

Ditën kur u zhduk ajo kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të kaltër të lehta dhe atlete të bardha.

Humbur që nga dita e premte në orën 15.00 pasdite nga Koropi dhe është nisur për të shkuar në Paiania për të aplikuar për punë Jumbo në orën 4 ajo është parë në ndalesën 2 Atika në Paiania. Jeta e saj është në rrezik.

Nëse dini ndonjë gjë, kontaktoni në shërbimin Silver Alert, ose në Linjën Kombëtare SOS 1065. /k.k/noa.al/