Transmetuar më 19-10-2020, 08:50

Gazetari Enkel Demi ka treguar mëngjesin e sotëm një ngjarje që i ka ndodhur në rrugë, lidhur me vendimin për mbajtjen e maskës.

Siç dihet nga dita e enjte ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë. Në të kundërt është aplikuar gjoba.

“Në fundjavë më kërcënonte një polic dhe vetë e mbante maskën në mjekër”, tha Enkel Demi, sot i ftuar  në ‘ABC e Mëngjesit’.

Më tej, ka shtuar me ironi: “Ai (polici) vetëm bërtiste, kishte të drejtë”.

Gazetari vuri në pikëpyetje seriozitetin e masave, teksa tha se edhe duke kërkuar llogari shkelen rregullat bazë, si distancimi dhe maska nga vetë autoritetet.

/NOA.al