Transmetuar më 18-10-2020, 15:59

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se nga janari nëpërmjet aleancës qeveri-biznes i vogël, bizneset e mëdhaja do të paguajnë një për një taksat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Rama thotë se nga janari biznesi i vogël çlirohet përfundimisht nga taksidarët e kontrollorët teksa të mëdhenjtë nuk do mund të fshihen më pas tyre për shkak të dixhitalizimit të transaksioneve.

PRONARI I BIZNESIT TË VOGËL: Jam pronar i një bar-kafe. Me heqjen e TVSH na ka krijuar disa lehtësira. Për të paguar siguracione apo për të zgjeruar staf. Ju falënderoj.

EDI RAMA: Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet.

Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/835921340544853/