Transmetuar më 17-10-2020, 12:33

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi dje katër prej ish-futbollistëve të mirënjohur të klubit të Partizanit, njëkohësisht edhe ekipit kombëtar të futbollit.

Mikel Janku, Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu u vlerësuan me titullin “Mjeshtër i madh i sportit”.

Presidenti Meta, vlerësoi kontributin dhe arritjet e mëdha, jo vetëm në fushën e sportit, të këtyre legjendave që lanë gjurmë për vite në futbollin shqiptar.

Por ndryshe nga tre të tjerët, Starova  nuk u prezantua dje në ceremoninë e dhënies së dekoratave nga presidenti i Republikës. Sulejman Starova, dërgoi të bijën të merrte dekoratën e tij.

Sulejman Starova për mungesën në këtë ceremoni që e argumentuan për “arsye shëndetësore”.

Ai ka konfirmuar se lidhurme mungesën është i izoluar prej disa ditësh në banesë, bashkë me bashkëshorten e tij. Sulejman Starova pranoi se ai dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

/NOA.al