Transmetuar më 16-10-2020, 16:49

Nga 26 mijë lekë që është tani, paga minimale në Shqipëri pritet të bëhet 30 mijë lekë të rinj.

Propozimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, nën drejtimin e ministres së Financave, Anila Denaj.

“Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %”,  tha Ministrja.

Sipas saj, me këtë synohet ruajtja e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor.

Vendimi hyn në fuqi prej datës 1 janar të vitit 2021. /k.k/noa.al/