Transmetuar më 16-10-2020, 14:25

Një zbulim i rrallë është bërë nga një 12-vjeçar në Alberta të Kanadasë. Teksa po ngjitej në mal ai gjeti skeletin e një dinosauri të veçantë.

Sipas shkencëtarëve, mendohet se bëhet fjalë për një dinosaur që ka jetuar miliarda vite më parë.

Zbuluesi i vogël, emri i të cilit është Nathan Hrushkin ka thënë se ka mbetur pa fjalë kur ka parë eshtrat e një dinozauri përpara syve të tij.

Dinozauri është shkencërisht i rëndësishëm, thonë shkencëtarët, sepse fosili është rreth 69 milionë vjet i vjetër dhe të dhënat nga ajo periudhë kohore janë të rralla.

Vetë 12-vjeçari ka thënë se kërkon të mësojë më shumë për këtë rast dhe raste të tjera në kohën e dinosaurëve. Shikoni pamjet në galeri. /k.k/noa.al/