Transmetuar më 16-10-2020, 10:08

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë hapjen zyrtare të urës më të gjatë mbi det, ndërtimet e së cilës kanë filluar nën vjet më parë.

Përfshirë edhe rrugët anësore, ura ka një gjatësi prej 55 kilometrash dhe lidh Hong Kong-un me Macau dhe më pas qytetin Zhuhai.

Investimi i urës që lidh bregdetet e Kinës Jugore raportohet se ka kushtuar 20 miliardë dollarë.

Projekti për ndërtimin e saj ka pasur disa ndërprerje dhe në të siç njoftohet zyrtarisht kanë vdekur 18 punëtorë.

Presidenti Xi ka ndjekur ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai ku kanë marrë pjesë edhe liderët e Hong Kong dhe Macau këtë të martë.

Kjo urë u hap zyrtarisht të mërkurën duke reduktuar një pjesë të mirë të trafikut në vend.

/NOA.al