Transmetuar më 15-10-2020, 18:02

Një 16-vjeçar në Jordani është torturuar në mënyrë çnjerëzore nga disa persona.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në qytetin Zarqa. Adoleshentit iu prenë duart dhe iu nxorën sytë.

Ky fakt ka tronditur së tepërmi qytetarët e vendit, të cilët e kanë cilësuar sulmin si çnjerëzor. Lajmi ka bërë jehonë pas një njoftimi të zëdhënësit për mediat në Drejtorinë e Sigurisë Publikë të Jordanisë, Kolonel Amer al-Sartaëi, i cili tha se një djalë 16-vjeçar u trajtua në spitalin Qeveritar Zarqa.

Ai shkoi në spital në gjendje të rëndë, ndërsa më herët u raportua se disa burra e kishin marrë për ta dërguar në një zonë të pabanuar.

Ndërkaq, vetë Mbreti i Jordanisë, Abdullah 11 është duke ndjekur personalisht rastin e u ka kërkuar autoriteteve të gjejnë autorët dhe t’i arrestojnë ata. /k.k/noa.al/