Transmetuar më 15-10-2020, 16:36

Panairi i Librit për këtë vit nuk do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve”, për shkak të masave kundër koronavirusit.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë me dije se ky organizim do të bëhet online.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues  dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online, ndërsa qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.