Transmetuar më 14-10-2020, 20:37

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një vajze të re ka ndodhur në Indi.

Një 21 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi flokët e saj u kapën në timonin e një makine garash që po ngiste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indinë Jugore ku vajza kishte dalë me familjarët e saj ku fatkeqësisht mbrëmja u mbyll me një fund tragjik.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia në qytetin Meerpet vajzës i ishin ngatërruar flokët e saj me boshtin e timonit.

21 vjeçarja u dërgua për në spitalin që ndodhej aty pranë dhe më pas u zhvendos në një spital privat ku dhe humbi jetën nga plagët e shumta që kishte marrë.