Transmetuar më 12-10-2020, 21:04

Një hedhje rutinë me parashutë mund të përfundonte me një fund tragjik. Një parashutiste amatore dhe instruktori i saj tentuan të hidhen së bashku nga lartësia, por në këtë moment parashuta ngeci te rrotat e aeroplanit e dyshja mbeti pezull për rreth 10 minuta.

Ata i ndihmoi për t’u zgjidhur një pjesëtar i ekuipazhit, e më pas dyshja u hodh e qetë nga mijëra metra lartësi.

E gjithë kjo do të dukej e pabesueshme nëse ata nuk do të ishin pajisur me kamera në helmetat mbrojtëse, të cilat filmuan të gjithë këtë moment ngjethës.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme: