Transmetuar më 11-10-2020, 23:04

Pas humbjes me Maqedoninë e Veriut, Kosova ka pësuar tjetër disfatë mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të miqve.

Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin 3 të Divizionit C të “Nations League”.

Me vetëm 1 pikë pas raundit të tretë (Greqia dhe Sllovenia kanë nga 7 pikë), është praktikisht jashtë realitetit të besosh te mrekullia (Kosova me Sllovenie dhe Greqinë do të luajë jashtë).

Goli i shënuar nga Vuckic në minutën e 22-të, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes, vendosi fatin e këtij takimi, me Kosovën që e pati të pamundur të kthente rezultatin.

Në sfidën tjetër të Grupit 3, Greqia fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Moldavisë me gola të Bakasetas (11-m) dhe Mantalos.