Transmetuar më 11-10-2020, 08:25
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në Kosovë.
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.
Njëri nga të plagosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Mediat në Kosovë raportojnë se i plagosuri Ahmetxhekaj është nipi i familjes Haradinaj.
I plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babait të ndjerë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.
Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre ishte kalimtar i rastit.
/NOA.al