Transmetuar më 11-10-2020, 02:04

Shtatzënë nga dy vëllezërit e saj, ka mbetur një vajzë e mitur në Misuri, SHBA, duke lënë të shokuar opinionin publik kudo.

Vajza 13 vjeçare ka sjellë në jetë javët e fundit një fëmijë që erdhi si pasojë e incestit të ngushtë familjar.

Protagonistë të ngjarjes së shëmtuar janë Aaron Schwartz 22 vjeç dhe Petie Schwartz, 18 vjeç. Bëhet fjalë për vëllezër që i përkasin komunitetit kristian Amish.

Megjithëse ata u përfshinë në akuza penale me pasojë burgun, i shpëtuan atij.

Gjykata vendosi se vëllezërit nuk duhet të burgosen pasi atje do ti eliminonin të burgosurit e tjerë për shkak të ngjarjes së tmerrshme, ku dy të rinjtë përdhunuan së bashku motrën e tyre duke e lënë edhe shtatzënë.

Si përfundim gjykata i dënoi me 15 vjet me kusht. Ata do të jenë të lirë, por brenda një viti duhet të bëjnë 100 orë punë në dobi të komunitetit, të paguajnë 250 USD gjobë, si dhe të shkruajnë një letër që tua lexojnë fëmijëve të tyre në të ardhmen ku tu tregojnë se janë përdhunues.

Por krimi i shëmtuar nuk është ndalur këtu. E mitura është përdhunuar edhe nga dy vëllezërit e tjerë të saj, në moshë edhe ata të mitur.

As këta të dy nuk rrezikojnë burgun, madje nuk u ngritën fare akuza ndaj tyre pasi janë nën moshë.