Transmetuar më 10-10-2020, 15:43

E ëma e mbyll në një dollap duke shpresuar se do të vdiste nga uria. Një vajzë e vogël po lufton mes jetës dhe vdekjes pasi u gjet në fund të jetës prej kequshqyerjes, në një dollap me rroba.

Gruaja pranoi në polici se shpresonte që vajza e vogël do të vdiste nga uria, duke qenë e bindur se vajzën nuk do e kërkonte askush.

Historia e tmerrshme vjen nga Rusia, nga rajoni i Sverdlovsk. Duket se gruaja, nënë e dy fëmijëve të tjerë, nuk e donte vajzën dhe e kishte braktisur në një dollap. Vajza e vogël mundi të mbijetojë falë ujit dhe mbetjeve ushqimore që i çonte vëllai i madh.

Zbulimi tronditës u bë nga një shoqe e gruas këtë fillim javë, gjatë një feste brenda banesës për ditëlindjen e një prej fëmijëve më të mëdhenj, dëgjoi zhurma të çuditshme që vinin nga dollapi dhe zbuloi vajzën e vogël brenda. .

37-vjeçarja mbeti shtatzënë me të dashurin e saj. Gruaja kishte një lidhje me një burrë të martuar pasi u divorcua nga burri i saj. Për muaj me radhë ajo e mbajti të fshehur shtatzëninë e saj dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua ndonjë kontrolli mjekësor, duke e lindur vajzën fshehurazi të grithte.

Gjithsesi ajo nuk kishte zemër të vriste të porsalindurën, kështu që e mbajti të fshehur dhe, sipas asaj që tha policia, me shpresën se do të vdiste nga uria.

I vetmi që kishte dijeni ishte vëllai i madh i foshnjës, 13 vjeç, i cili ishte kërcënuar nga nëna e tij për të mos treguar. Vajza e vogël u dërgua menjëherë në spital në kushte shumë të rënda, ndërsa nëna e saj është shtruar në një klinikë psikiatrike. /a.y/noa.al