Transmetuar më 10-10-2020, 15:18
Foto ilustruese

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Viktimat janë shënuar dy raste te Klinika Infektive, një rast te Klinika Pulmologjisë dhe një rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan.

Ndërkohë nga 566 testime të kryer dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultojnë 80 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste dhe 645 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan. /a.y/noa.al