Transmetuar më 09-10-2020, 21:09

Plas grushti mes emigranëve shqiptarë në mes të rrugës, femrat përpjekje për të shuar sherrin

Mërgimtarët ndalen në Komoran të Drenasit për t’u rrahur mes vete

Një rrahje e pazakontë ka ndodhur në afërsi të Komoranit, në Drenas të Kosovës, mes  disa emigrantëve.

Tri vetura me targa të huaja të emigrantëve janë ndalur dhe pasagjerët janë përleshur në mes të rrugës me grushte e shqelma.

Në një foto të publikaur nga mediat kosovare shihen tre djem që rrihen dhe dy vajza të cilat tentojnë ta ndalin rrahjen mes tyre.

Nuk dihen motivet që kanë çuar deri në këtë ngjarje të turpshme mes emigrantëve./NOA.al