Transmetuar më 09-10-2020, 01:56

Kombëtarja maqedonase e futbollit mundi ekipin e Kosovës me rezultatin 2:1 në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo fitore e çoi kombëtaren e Maqedonisë së Veriut një hap më afër kualifikimit për në Kampionatin Evropian.

Nëse më 12 nëntor fiton kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, Maqedonia e Veriut do të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.

Në fillim të ndeshjes, rezultati u hap nga ekipi vendas në minutën e 16-të pas një autogoli të Benjamin Kolollit.

Kombëtarja e Kosovës në minutën e 29-të arriti të shënojë gol dhe të barazojë rezultatin përmes Florent Hadergjonajt.

Vetëm disa minuta më vonë, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut kaloi përsëri në epërsi në minutën e 33-të me golin e Velkovskit.

Në pjesën e dytë, të dy ekipet patën raste, por pa ndryshim në rezultat.

Ndeshja e Ligës së Kombeve midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës duhej të luhej më 26 mars, por u shty për shkak të pandemisë COVD-19.

Për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, ndeshja u luajt pa praninë e tifozëve.