Transmetuar më 08-10-2020, 23:47

Kafka elegante që simbolizon festivalin e “Ditës së të Vdekurve” në Meksikë është shfaqur së fundmi qartazi në renë e hirit vullkanik, disa javë para nisjes së festivalit të frikshëm. Një foto e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka bërë që të gjithë “luftëtarët e tastierave” ta krahasojnë atë me personazhin e Kafkës Catrina – apo me një paralajmërim për festivalin e përvitshëm të të vdekurve që mbahet në 1 e 2 nëntor.

Pamja e shpërthimit të vullkanit Popocatepetl i vendosur mes krahinave të Puebla, Morelos e Mexico, është bërë të mërkurën.

Autoritetet në Puebla kishin paraljamëruar prej mëngjesit se vullkani po tregonte shenja aktiviteti, por ajo që doli në titujt e gazetave ishte figura e krijuar në shtëllungën e hirit.

Të gjithë e interpretuan atë si ‘La Calavera Catrina’ (Kafka Elegante), që është fytyra jo-zyrtare e festivalit të Ditës së të Vdekurve.

Duke theksuar ngjashmërinë e formave me Kafkën Catrina – përdoruesit përmendnin se mund të shihnin nofullat, sytë apo dhe kapelën e saj tradicionale.

Dita e të vdekurve celebrohet në të gjithë Amerikën Latine por është më popullore në Meksikë. Familjarët dhe miqtë mblidhen për t’u lutur për të vdekurit, nganjëherë duke zbukuruar varret e tyre me shpresën t’i ndihmojnë në udhëtimin shpirtëror.

Bestytnitë thonë se shpirti i fëmijëve viziton të dashurit e vdekur më 1 nëntor, që është "Dita e të gjithë Shenjtorëve" ndërsa të rriturit e bëjnë këtë një ditë më vonë, në "Ditën e të gjithë Shpirtrave".

"Kafka Elegante" është kthyer në një simbol të imazhit të të vdekurve në Meksikë por gjithashtu përmban dhe pjesën zbavitëse apo humoristike të subjektit.