Transmetuar më 08-10-2020, 21:46

Bashkimi Europian garanton të japë miliarda euro për Ballkanin e në Kosovë këto ditë pritet të vijë një delegacion i BE-së. Por, megjithatë pas 12 vitesh pavarësi, shqiptarët e Kosovës ndihen më pranë SHBA-ve se Unionit Europian.

Në Kosovë mund të vijnë zyrtarë të Bashkimit Europian, si për për shembull Oliver Varlehy, komisoner për zgjerim e fqinjësi. Gjithashtu unioni ka dhënë e premton të japë miliarda euro për zhvillimin e rajonit. Megjithatë, dashuria që shqiptarët e Kosovës kanë ndaj ShBA-ve, është pakrahasimisht më e madhe. Dëshmia e fundit është edhe ky billboard (poster) me urimin e veçantë për Presidentin Trump.

 “Jam pro amerikan. Jam shqiptar. Doja ta përcjell mesazhin nga Kosova. Në momentin që kuptova se ai është i infektuar me Covid-19, më lindi kjo ide që të përcjellë mesazhin nga Kosova që ne mendojmë për ju”, shprehet Naim Murseli, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Në fakt, Murseli nuk qëndron fare në Kosovë. Sidoqoftë, jeta në Suedi, një vend i BE-së, nuk ia zbeh ndjenjat pro-amerikane.

“Po unë jetoj në Suedi, por jam i lindur në Kosovë dhe nuk është aspak e çuditshme se unë jam shqiptar dhe populli shqiptar është mjaft mirënjohës ndaj SHBA-së”, thptë Murseli.

Me këtë veprim personal, të posterit të vendosur përbri rrugës kryesore Prishtinë-Pejë, afër aeroportit, Murseli thotë se është pajtuar edhe Pacolli, ndonëse shpreson se nuk do të ketë nevojë të qëndrojë më shumë se një javë, sepse Trump tani është shëruar.

“Çmimi i saj është një mijë euro dhe natyrisht se është me leje”, tregon ai.

Sidoqoftë, dashuria e shqiptarëve të Kosovës për SHBA-në, së paku në njëzet vitet e fundit, rrënjët i ka në Itali.

“Emri ka të bëjë me bombardimet e NATO-s të cilat kanë filluar në Kosovë, ku si bazë ka qenë Aviano, si baza e parë nga ku janë vendosur bombardimet e NATO-s”, thotë Melos Koloshi.

Kështu, këto bombardime, e më pas pavarësimi i vendit, ngjarje që ndodhën nën administratën demokrate e republikane, bën që shqiptarët në Kosovë, SHBA-në ta duan, përtej bindjeve partiake.

Prandaj sot në Kosovë, gjen buste të senatorit republikan Bob Dole, apo ish sekretares demokrate amerikane, Madeline Albrghit. Sigurisht, në piedestal të adhurimit, kosovarët kanë familjen Clinton, me shtatoren e ish-presidentit, e butikun e ish-zonjës së parë aty pranë. Sigurisht, flamuri amerikan, qëndron gjithmonë para çdo institucioni, madje edhe para ndërtesës së Akademisë së Shkencave.

🇽🇰🇺🇸

Publiée par Naim Murseli sur Mardi 6 octobre 2020