Transmetuar më 08-10-2020, 20:49

Një shofer i nevrikosur është kapur në kamera duke hedhur në ajër një motorist në shenjë hakmarrjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Newport, të Britanisë së Madhe.

Ky i fundit teksa ecte i preku padashje pasqyrën makinës tip Ford.

Kaq mjaftoi që Christian Verrall, 32-vjeç, të humbte toruan dhe të përplaste 31-vjeçarin Craig Bond.

Nga aksidenti, Bond thyeu njërën këmbë në dy vende.

Gjykata mori vendimin për arrestimin e Verral, baba i një fëmije, pasi u pa në kamerat e sigurisë se ai ishte kthyer posaçërisht për të përplasur Bond me Ford Fiestan e tij.

Më poshtë pamjet: