Transmetuar më 08-10-2020, 17:04

Poetesha amerikane Louise Elisabeth Glück është vlerësuar me Nobelin në Letërsi për vitin 2020.

Çmimi prestigjoz do t’i dorëzohet në 10 dhjetor në Stokholm. Vlera monetare e “Nobelit” është 950 mijë euro.

Ceremonia e ndarjes së çmimit pritet të mbahet në 10 dhjetor në Stokholm.

Gluck, 77 vjeçe, është një nga poetet amerikane bashkëkohore më të njohura në botë.

E lindur në New York dhe me origjinë hebraike-hungareze, ajo jep lëndën e Letërsisë Angleze në Universitetin e Yale. Në vitin 1993 ajo fitoi çmimin “Pulitzer” të poezisë me përmbledhjen e poezisë “Irisi i egër”;

Në vitin 2014 u vlerësua me “National Book Award” një tjetër çmim të rëndësishëm letrar amerikan. Ka shkruar 12 përmbledhje poezish, përveçse përmbledhje me ese kritike të letërsisë.

Kureshtja për fituesin e këtij viti ishte e madhe, edhe prej skandalit seksual, ku ishte përfshirë bashkëshorti i një prej anëtareve të Akademisë, e cila më pas dha dorëheqjen. Kjo e detyroi Akademinë të anashkalonte një ceremoninë e 2018-ës. Polemikat nuk do të reshtnin as një vit më pas, kur çmimi iu dha Peter Handkes, shkrimtarit kontrovers që kishte mbështetur Slobodan Milloshevicin në të shkuarën. Po në të njëjtin vit iu dorëzua Nobeli i 2018-ës për Letërsinë, polakes Olga Tokarczuk.

/NOA.al