Transmetuar më 08-10-2020, 12:29

E quajti djalin e saj “të vonuar” dhe më pas e rrahu deri sa i mori jetën në sy të së ëmës.

47-vjeçari John Powers, u deklarua fajtor për vrasjen e vogëlushit Joseph “JoJo” Gaborsky III, vetëm 2 vjeç, por edhe nëna e fëmijës, Candice Jones, 32 vjeç, e cila dyshohet se ishte dëshmitare e vrasjes, përfundoi në pranga pasi nuk reagoi gjatë ngjarjes.

Acarimi i shfrenuar i burrit ndodhi pasi vogëlushi nuk kishte arritur në kohë të shkonte në tualet, duke urinuar në rroba, çka bëri që 47-vjeçari ta godiste me rripin e pantallonave.

Ai nisi ta qëllonte në sy të nënës, e cila pa gjithçka dhe nuk ndërhyri.

Goditjet ishin aq të shumta sa që fëmija humbi ndjenjat dhe vdiq. Për dy javë vogëlushi u mbajt në shtëpi në gjendje të rëndë derisa çifti e çoi në spital ku vdiq dy ditë pasi u shtrua. Në trupin e tij kishte disa shenja dhune: gërvishtjet, mavijosje dhe një djegie të shkallës së tretë, thyerje dhe një hemorragji të rëndë të trurit.

Partneri i gruas u deklarua fajtor dhe pritet dënim maksimal, ndërsa nëna rrezikon një dënim nga 3 deri në 15 vjet burg. Gruaja pranoi se e pa sulmin pa bërë asgjë, duke u justifikuar se druhej për jetën e saj, nga frika se partneri i saj mund ta vriste.

Krimi tronditës ndodhi në Virginia, SHBA, në gusht të vitit 2018, ndërsa detajet e rënda u mësuan në seancën e kësaj të marte, teksa dënimi për çiftin pritet të jepet në muajin nëntor. /a.y/noa.al