Transmetuar më 08-10-2020, 10:49

I mbyllur në një kafaz i rrethuar nga minj, gjarpërinj dhe insekte. Kështu u gjet një djalë 1 vjeç e gjysmë u gjet në Tennessee, SHBA.

Babai, nëna dhe gjyshi u justifikuan duke thënë se preferuan ta mbanin foshnjën në kafaz sepse ishte një vend i sigurt për të, por gjithsesi përfunduan në pranga.

J.Brown, 46 vjeç, Heather Scarbrough, 42 vjeç, dhe Charles Brown, 82 vjeç, u arrestuan të akuzuar për abuzim në rrethana rënduese ndaj fëmijës, keqtrajtim ndaj kafshëve, armëmbajtje pa leje dhe prodhim marijuane.

Autoritetet policore kontrolluan rulotin ku ata jetonin pasi u denoncuan për abuzim të kafshëve, por në fakt u zbulua shumë më shumë.

Jo vetëm që kishte kafshë në kushte ekstreme higjienike, po një fëmijë shumë i vogël u gjet i mbyllur në një kafaz dhe pranë tij ndodhej një gjarpër boa, prej 3 metrash, i cili mund ta vriste.

Brenda dhe jashtë rulotit, policia gjeti 86 pula, 56 qenë, 10 lepuj, katër papagaj, tre mace, tetë gjarpërinj, një fazan, 531 minj, disa lloje brejtësi.

Prindërit dhe gjyshi deklaruan se për shkak të pranisë së të gjitha këtyre kafshëve, preferuan ta mbanin foshnjën në një kafaz, thanë ata. Tani i vogli i është besuar shërbimeve sociale.

Zbulimi shokues u bë gjatë muajit qershor, por në seancën gjyqësore të kësaj të hëne, dolën në dritë detaje të reja. /a.y/noa.al