Transmetuar më 07-10-2020, 21:31

Një ngjarje tronditëse është filmuar në Britaninë e Madhe. Sipas formacioneve që vijnë nga ishulli, tre hajdutë kanë tërhequr zvarrë një grua nga makina e saj, e më pas janë larguar me shpejtësi së bashku me tre fëmijët që qëndronin në sendilën e pasme.

Policia ndërkohë ka publikuar një video ku shihet e gjithë dinamika e ngjarjes. Shikohet se fillimisht dy grabitës hapin me forcë derën e makinës e tërheqin gruan, në sytë të tre vajzave të saj, të moshës katër, pesë dhe shtatë vjeç.

E më pas largohen me shpejtësi nga aty. Policia ndërkaq, është vënë në ndjekje të agresorëve, ndërkohë nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me tre fëmijët e gruas.

Më poshtë pamjet.