Transmetuar më 07-10-2020, 18:56

Merimanga ka aftësi që përmes rrjetës të ngrejë gracka për prenë e saj.

Por kjo foto e shkrepur nga një punonjës i Departamentit të Konservimit në Misurit, në SHBA, vërtet të lë pa fjalë.

Ajo është aq e fortë sa për një moment mund të mbajë të penguar edhe një njeri.

“Specialisti i mediave MDC, Francis Skalicky shkrepi një fotografi të rrjetës së merimangës ndërsa rrinte në një shteg në Springfield.

Një numër i madh i llojeve të merimangave mund të gjenden në Misuri. Rrjetat e tyre janë më të dukshme në fund të verës dhe në vjeshtë, kur merimangat arrijnë madhësinë e tyre më të madhe”, shkruan Departamenti i Konservimit i Misurit në postimin e tyre në Facebook. /k.k/noa.al/