Transmetuar më 07-10-2020, 08:19

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do i dërgojë notë verbale Presidentit serb Aleksandër Vuçic, për të kërkuar ndjesë, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili akuzoi se Shqipëria po tenton krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Unë vazhdoj të pres që Presidenti i Serbisë të kërkojë emër të Republikës se Serbisë ndjesë për këtë fatkeqësi natyrore, e mirëkuptoj. Ndërkohë që Ministria e Jashtme ka vazhduar më tutje më procesin dhe ambasadori i Serbisë për t’i bërë një notë verbale, vënien në dije të shteti serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndoj qeverinë e Shqipërisë apo figurën e ndonjë ministri apo kryeministri”, tha Rama gjatë një konference për mediat ditën e djeshme.

Përballë kësaj deklarate nuk ka vonuar reagimi i ministrit serb Vulin, i cili ka thënë se kur Rama mbetet pa argumente, i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë.

“Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” tha Vulin. /a.y/noa.al

“Po krijon Shqipërinë e Madhe”, Rama, Vuçiçit: Uroj të jetë meme! Ndryshe dënojeni