Transmetuar më 06-10-2020, 17:25

Napoli njofton se futbollisti i saj Amir Rrahmani ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe është vetizoluar.

Rrahmani preket ga koronavirusi, në vigjilje të ndeshjes historike për përfaqësuesen e Kosovës. Kombëtarja e "Dardanëve" e humbet përfundimisht kapitenin për ndeshjen e "play-off"-it të Ligës së Kombeve, që do ta luhet të premten në Shkup.

Një sfidë tepër e rëndësishme, si në rrugëtimin e mundshëm kualifikues drejt "Euro 2021", ashtu edhe për historinë mes dy vendeve fqinje të ballkanit.

Nga ana tjetër Lazio ka lejuar Vedat Muriqin që t’i bashkohet kombëtares kosovare, edhe pse ka disa javë pa stërvitje të plotë. Edhe ai u infektua, por e kaloi koronavirusin.

/NOA.al