Transmetuar më 05-10-2020, 19:08

FIFA dhe UEFA pozicionohen më tëpër kundër qeverisë për bojkotin e klubeve dhe bëjnë thirrje që të gjendet rruga e duhur, për t’i dhënë fund bojkotit.

Në fakt, kur lindin kontradikta mes sportit dhe politikës, FIFA dhe UEFA gjithmonë dolën kundër vendimeve apo qëndrimeve politike.

Në Shqipëri nuk ka nisur ende kampionati, kjo për shkak të disa kërkesave që kanë ngritur klubet, të cilat ndodhen në vështirë financiare nga pandemia, por qeveria Shqiptare i ka injoruar ato.

FIFA dhe UEFA i janë përgjigjur letrës informuese të FSHF mbi situatën e krijuar nga bojkoti i klubeve dhe mosfillimi i sezonit të ri futbollistik në vendin tonë.

Në letrën e dy qeverive, asaj Europiane dhe Botërore të Futbollit, drejtuar Sekretarit të Përgjithashëm të FSHF-së, Ilir Shulku, mbështeten kërkesat e klubeve, dhe bëhet thirrje për zgjidhje:

“I dashur Sekretar i Përgjithshëm,

Jemi vënë në dijeni të letrës suaj të datës 21 shtator 2020 në lidhje me situatën e Kategorisë Superiore në Shqipëri dhe vendimin për të bojkotuar nisjen e sezonit 2020/21.

Ne e kuptojmë se ky vendim, i cili mbështetet nga FSHF, vjen si pasojë e refuzimit aktual të Qeverisë shqiptare për të miratuar një sërë reformash kryesore në kuadrin ligjor, që prek klubet e futbollit profesionist në vendin tuaj.

Siç e dini, FIFA dhe UEFA në përgjithësi inkurajojnë krijimin e një kuadri rregullator kombëtar gjithëpërfshirëse, që mbështet zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet. Rëndësia e ruajtjes së një marrëdhënieje të ngushtë dhe konstruktive të punës midis organeve të futbollit dhe autoriteteve qeveritare (në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse) nuk ka nevojë të mbivlerësohet.

Kjo vlen veçanërisht për sfidat e pashembullta që ka përjetuar futbolli si rezultat i ndikimeve të COVID-19. Këto sfida kërkuan – dhe vazhdojnë të kërkojnë – një nivel të jashtëzakonshëm bashkëpunimi.

FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe FSHF-në të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë pa shtyrje të më tej.

/NOA.al