Transmetuar më 05-10-2020, 17:07

OPINION Nga Silvana Begaj

Vesha takat, lyeva buzët me buzëkuq, stilova flokët, vesha fustanin më të mirë dhe lajmërova mediat: Fola për barazinë gjinore!

U duartrokita , u emocionova, ika. Çdo gjë vazhdoi ashtu si ishte dhe pas fjalimit tim glamur. Dhe vetë e dija që kjo cështje nuk zgjidhet kështu, por cmë duhet mua? Puna ime mbaron aty. Nuk dua të mendoj më gjatë sepse make up-i profesional më bie. Kjo është bota. Unë jam e përkëdhelur nga fati kurse shumica jo. Unë jam një grua!

Jam një grua ulur në këmbët e urës në mesin e një kryeqyteti dhe nuk është fundi i botës. Burri më nxorri jashtë nga shtëpia bashkë me fëmijët. Askush nuk i ka thënë këtij burri që ka mbaruar koha e skllavopronarëve. Nuk ia kanë thënë! Nuk është fundi i botës! Edhe unë jam një grua!

Nuk e di pse më kujtohet ajo historia e një djalit që cdo ditë i lutej Zotit ti sillte një bicikletë dhe kaluan vite dhe Zoti nuk ia solli bicikletën. Atëherë e kuptoi se Zoti nuk funksionte kështu. Një mëngjes u ngrit, vodhi një biçikletë dhe në darkë iu lutë Zotit tia falte. Ndoshta kështu duhet të veproj unë dhe një grua!

M’u kujtua dhe një sekuencë ku në një prej seminareve dëgjova një histori që m’u skalit në kokë se rreth viteve 1920, në Spanjë, një grup femrash te maskuara iu bënin pritë dhe rrihnin burrat që ushtronin dhunë ndaj grave. Duhet të bëhemi dhe ne kacak ndoshta! Unë jam ajo që e mendoj këtë dhe unë jam një grua!

Ti që po gatuan dhe ndoshta padashje lexon këtë shkrim! Ti që je duke larë rrobat, ti që je duke larë shtëpinë, ti që je duke larë enët, ti që je duke u marrë me fëmijët, ti që po shkon me vrap në shtëpi pasi mbarove punën se të presin punët e tjera në shtëpi! Ndalo vrapin dhe Ti më dëgjo! Po flas me ty! Ti je aq njëri se një burr, Ti je aq burrërore sa një burr! Prandaj nxirrni këdo përvec vetes se ajo shtëpi është e juaja. Ajo familje është e juaja. E nëse shteti nuk bën dicka ngrini zërin vetë.

Çfarë është një burrë? Një qenie njerëzore e vdekshme po si ju! E pjesa më e madhe nuk janë as burra. Se një burr është dora që ti kap cdo natë para se të flesh gjum dhe ndihesh e mbrojtur dhe jo një që nxjerr familjen jashtë.

Unë jam një grua dhe po ju pyes:

A u arrestua ai zotëria? Pse atë grua e morën shoqatat dhe nuk e cuan në shtëpine e saj duke hequr atë burrë që aty? Dhe ajo që po më gërryen nga brenda është: Gratë përfaqësuese,zëri i tyre si përfaqësuesettona në pushtet ku është? Po vipat me shumë ndjekës? Apo nuk e panë të volitshme të ngrenë zërin??

Epo, po ua them unë! Është për të ulëritur! Ajo është një grua! Një grua e cila u hodh në rrugë. Një grua si unë, po aq e fortë sa unë. Ajo grua jam unë, ajo grua jeni ju, ajo grua është motra juaj!

Ajo nuk është thjesht një grua! Ajo është nënë dhe bashkë me fëmijët ishte ulur në këmbët e urës pa u ankuar.

Çfarë është dashuria? Cicërimat e zogjve, rrjedhja e lumenjve që duken si muzikë kur ti shikon atë apo një dorë që nuk të lëshon kurrë? Uë mendoj se është një dorë, që nuk të lëshon kurr e nëse ai e lëshon atë dorë, atëherë, leshojani dhe ju dhe kujdesuni për veten dhe fëmijët tuaj sepse turpi ka kohë që nuk ekziston më.

Se ajo, unë , ju jemi një grua, ajo grua! Dhe ne së bashku jemi; Ajo grua e ulur në cepin e urës bashkë me fëmijët!

/NOA.al