Transmetuar më 04-10-2020, 18:08

Publicisti dhe analisti Eduard Zaloshnja publikoi një sondazh, të cilin ai tha se është realizuar në ditët e muajit shtator.

Në sandazhin që ka ndezur polemika, Zaloshnja, i njohur për publikime sondazhesh, tha se qëllimi ishte për të parë se si do të votojë publiku në zgjedhjet e 25 prillit 2020.

Sipas tij, rezultatet kanë treguar se PS do të dalë përsëri fituese, duke marrë mbi 53% të votave. Shifra sipas sondazhit të tij do të thotë se PS ka të sigurt edhe një mandat të tretë historik, madje do të fitojë e vetme, si katër vite më parë.

Marzhi i gabimit në sondazhet konsiderohet dy deri në 3 përqind, gjithnjë nëse ai është real, çka do të thotë se diferenca në përqindje e mban në pushtet Ramën dhe PS-në.

Zaloshnja shpjegon se sondazhin e ka kryer përmes intervistave në terren dhe përmes telefonatave.

“Nga një sondazh që zhvillova në fund të shtatorit për revistën Folloë Business Albania me 2200 të anketuar (intervista të drejtpërdrejta në terren dhe me telefonata fikse/celulare), rezultoi se PS-ja do të merrte 53.1% të votave të pjesëmarrësve në votim’.

“Nga ana tjetër, PD-ja do të merrte 40.1%, LSI-ja 3%, PDIU-ja 1.4% dhe partitë e tjera 2.4% (Shihni grafikun shoqërues)”, – deklaron Eduart Zaloshnja.

Sondazhi i tij ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

/NOA.al