Amarda Toska është një nga femrat e ekranit e cila nuk ka eksperimentuar me look-un e saj.
Gjithmonë moderatorja ka mbajtur flokë të zinj dhe të gjatë dhe i ka qëndruar besnike ngjyrave natyrale.
Por pas disa eksperimenteve, që ka bërë kohët e fundit, me flokët brunë, Ami vendosi të ndryshonte tërësisht “look”.
Së fundmi nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Ami ka suprizuar të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm.
Patjetër edhe bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqin, i cili thuhet se në fillim nuk e njohu fare, ose bëri sikur nuk e ka njohur.
“Shikoni fotot për një surprizë”, – ka shkruar ajo krah postimit ku është shfaqur për herë të parë me flokët ne ngjyrë bionde.
Nuk dihet nëse ishte një eksperiment dhe a do t’i qëndrojë Ami stilit të ri bjond?
/NOA.al