Transmetuar më 04-10-2020, 14:21

Një aksident i rëndë në aksin Prishtinë-Ferizaj i mori jetën një 36-vjeçari.

Personi që vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm është 36 vjeçar .

Drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar, ka pësuar lëndime dhe ndodhet në trajtim mjekësor në QKUK.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura ende, përveç pamjeve, ku shihet vetura tejet e dëmtuar.

Lajmin për vdekjen e pasagjerit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje”. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK”, tha Hoxha.

/NOA.al